Vdiq gjermani më i famshëm i papunë: Jetoi në kurriz të shtetit dhe motoj e tij ishte se “të gjithë ata që punojnë janë budallenj”
Arno Diebel, njeriu që njihej si “i papuni më i famshëm”, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare në një spital të Hamburgut në Gjermani, raporton revista “Phoenix”.
Për gati 50 vjet ai jetoi pa punë, me pagesë dhe në kurriz të ndihmës shtetërore. Ai bënte një jetë si i papunë, që nga viti 1976 kur kishte ndërprerë shkollimin, por edhe gjithçka që lidhet me punë, duke jetuar me ndihmën sociale nga Shërbimi i Mirëqenies Sociale, që ia paguante qiranë dhe shpenzimet e tjera të jetës.
20 vite më parë u bë i famshëm me thënien “të gjithë ata që punojnë janë budallenj”, si dhe shpesh ishte i ftuar nëpër talk show-t gjermanë.
Në vitin 2010, Diebel regjistroi këngën “Der Klugere kippt nach” (Më të zgjuarit heqin dorë) dhe një vit më vonë këngën “I’m nice” me të cilën donte të fitonte para dhe qëllimi i tij ishte të bëhej yll televiziv.
“Bild” shkruan se kënga e tij ka hyrë në “Top 100”, por ai nuk ka realizuar ndonjë të ardhur të konsiderueshme me të.
Madje vitin e kaluar ai deklaroi se më në fund do të fillonte punën.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Reagon Bujar Osmani: Ministria e Ivan Stoilkoviqit shndërrohet në laborator frikësimi për shqiptarët! Dorëheqje menjëherë!
- Bejta: Valbon Limani nuk është për kryetar, ka mentor të keq
- Polici nga Shkupi arrestohet për zhvatje – kërkonte 20 mijë euro, pezullohet nga puna
- Gashi: Kuvendi gjithmonë i hapur për rininë, energjia e të rinjve e mbushi institucionin me frymë pozitive
- Gjorgjievski: Deri në prill 40 kamionë të rinj për “Higjienën Komunale”
- Hoxha: Lufta kundër ndotjes së ajrit është prioriteti im, tolerancë zero ndaj ndotësve
- Bejta: Një karrige të këshilltarit e kanë llogaritur afër 10 mijë euro
- Projekte infrastrukturore madhore, Limani shpalos arritjet dhe planet për Gostivarin
- Gashi: Bisedimet për Kodin Zgjedhor duhet të fillojnë në janar
- Takim Nikolloski-Ulusoy: Kemi potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik Maqedoni e Veriut-Turqi