Vazhdon sot në Hagë gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.
Në Dhomat e Specializuara, dëshmitari i radhës ka nisur dëshminë e tij në seancë të mbyllur për publikun, ashtu si të gjithë dëshmitarët në këtë proces që kryesisht kanë dhënë dëshmitë e tyre në seanca private.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen nga Specialja për vrasje e tortura gjatë periudhës 1998-1999.