Varhelyi: Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë pa vonesë obligimet e dialogut

Oliver Varhelyi do të takohet edhe me përfaqësues të partive opozitare

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, sot është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Klan Kosova ka mësuar se ai do të takohet edhe me përfaqësues të partive opozitare në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK.

Pos tyre, ai u takua sot me presidenten Vjosa Osmani, më pas do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, kabinetin e ministrave dhe do të vizitojë Mitrovicën e veriut./Klankosova.tv

13:43 – Osmani e falënderon Varhleyin për mbështetjen me 6.5 milionë euro për sundimin e ligjit

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova do të qëndrojë përkrah shteteve aleate të botës në mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Kosova e ka politikën e jashtme dhe atë të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian, që nga fillimi luftës në Ukrainë ka qenë e bashkërenduar me BE-në. Kosova në këtë drejtim do të vazhdojë të qëndrojë përkrah aleatëve në Evropë dhe më gjerë, për të mbrojtur lirinë demokracinë dhe vlerat që na bashkojnë”, ka thënë Osmani.

Ajo, në një konferencë për media pas takimit me komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi, ka deklaruar se BE-ja i ka mbështetur me 6.5 milion euro për sundimin e ligjit.

“Sundimi i ligjit nuk është vetëm prioritet në letër për institucionet e Kosovës, është për ts gjithë popullin e Kosovës si i tillë mbetet edhe në krye të angazhimit tim si presidente”.

“Me që sot do t’iu bashkoheni institucioneve tona për ta filluar zyrtarisht programin për çështje të brendshme BE-Kosovë, ju shpreh mirënjohjen tonë Bashkimit Evropian për përpjekjet në këtë drejtim dhe për mbështetjen prej 6.5 milionë euro shtesë në mbështetje të përpjekjeve tona për ta forcuar sundimin e ligjit”, ka thënë Osmani.

13:35 – Varhelyi: Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë pa vonesë obligimet e dialogut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencës për media, me ç’rast Varhelyi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë obligimet e tyre pa kushte.

“Është bërë një progres, tani është esenciale që të dyja palët t’i zbatojnë të gjitha obligimet pa kushte”.

“Përfshirë edhe marrëveshjet e 2015-ës duke përfshirë këtu të drejtat e të gjithëve. Qëllimi im nuk është vetëm të përkujtoj, por t’i shtojmë edhe një element shtesë që do të përshpejtojë edhe në rekomandime”.

Tutje, ai ka shtuar se përmes një dialogu të suksesshëm do të përfitojnë të gjithë.

“Jemi këtu për të shpjeguar se një dialog i suksesshëm do të sjellë rezultat dhe zhvillim për njerëzit”.