Ukraina nuk ka pajisje të mjaftueshme për të filluar kundërsulm ndaj Rusisë

Ukraina nuk ka pajisje të mjaftueshme ushtarake për të nisur një kundërofensivë kundër Rusisë, tha nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Ihor Zhovkva tha se vendi i tij ka nevojë për automjete të blinduara dhe tanke nëse dëshiron të “çlirojë” zonat e pushtuara nga Moska.

Ai shtoi se “objekti kryesor” i vizitave të Zelenskyyt në fqinjët evropianë në ditët e fundit ishte kërkesa për “pako shtesë ushtarake”.

Zhovkva tha për Sky News: “Për fat të keq, niveli i pajisjeve që ne kemi ende nuk është i mjaftueshëm për të filluar kundërsulmin”.

“Për të nisur një kundërofensivë, me rezultat çlirimin e territoreve të Ukrainës, duhen sisteme të mjaftueshme artilerie dhe municione. Ju duhen automjete të blinduara dhe tanke. Ne duam që ky kundërsulm të jetë sa më i suksesshëm”, shkruan Skynews.