Një javë para zgjedhjeve më të rëndësishme në dekadat e fundit në Turqi, një bllok opozitar prej gjashtë partive, është paraqitur para mijëra mbështetësve, në një marsh të mbajtur në Stamboll. Kandidati i opozitës ka thënë se një qeveri demokratike në Turqi, do të ishte “dhuratë për botën e politikës”. Ai është zotuar për të rikthyer sundimin e rendit dhe ligjit. Sondazhet tregojnë se ai gëzon më shumë mbështetje, sesa presidenti aktual, Rexhep Taip Erdoan. Marshet në Stamboll, tradicionalisht konsiderohen të rëndësishme në fushatat zgjedhore. Sot edhe Erdogani ishte pjesë e një marshi me mbështetësit e tij, në të njëjtin qytet. Erdogan është duke u përballur me testin më të vështirë zgjedhor në 20 vjetët e fundit, për shkak të krizës ekonomike, si dhe tërmeteve shkatërruese në fund të muajit shkurt, në lindje të shtetit. Fushata zgjedhore ka qenë mjaft e ashpër para zgjedhjeve, pasi Erdogan e ka akuzuar opozitën për tradhti dhe mbështetje të terrorizmit. Opozita, në anën tjetër, ka pretenduar se kampi i Erdoganit është duke planifikuar luftë kibernetike për ta diskredituar kandidatin e opozitës , duke përdorur fotografi dhe video të rreme.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kriza e ujit të pijshëm, LSDM e VMRO me akuza për ujin
- Xhavit Haliti: Nuk kemi probleme lufte me VV-në, pse të mos bëjmë koalicion kur kemi bërë edhe me LDK-në
- Në maj 96,5 për qind e rrymës së shpenzuar nga prodhimtaria vendore
- Berisha thirrje për protesta: Në kryengritje deri në largimin e Ramës
- Andonovska: Deri në fund të kësaj jave gostivarasit pritet të marrin ujë teknik, ndërsa në fund të javës së ardhshme edhe ujë për pirje
- LSDM: Inflacioni po rëndon qytetarët, të martën pritet rritje e re e derivateve
- Video/ U mor peng nga ish-i fejuari pas krimit në familje, momenti kur policia shpëton 24-vjeçaren. Efektivi e merr në krahë ndërsa autori…
- Pa patentë në timon, i sekuestrohet vetura 22-vjeçarit pranë Çashkës
- 53-vjeçari nga Strimnica godet policin me veturë, përfundon në pranga
- 22-vjeçarja nga Shkupi denoncon se u sulmua fizikisht në Galiçnik