Një javë para zgjedhjeve më të rëndësishme në dekadat e fundit në Turqi, një bllok opozitar prej gjashtë partive, është paraqitur para mijëra mbështetësve, në një marsh të mbajtur në Stamboll. Kandidati i opozitës ka thënë se një qeveri demokratike në Turqi, do të ishte “dhuratë për botën e politikës”. Ai është zotuar për të rikthyer sundimin e rendit dhe ligjit. Sondazhet tregojnë se ai gëzon më shumë mbështetje, sesa presidenti aktual, Rexhep Taip Erdoan. Marshet në Stamboll, tradicionalisht konsiderohen të rëndësishme në fushatat zgjedhore. Sot edhe Erdogani ishte pjesë e një marshi me mbështetësit e tij, në të njëjtin qytet. Erdogan është duke u përballur me testin më të vështirë zgjedhor në 20 vjetët e fundit, për shkak të krizës ekonomike, si dhe tërmeteve shkatërruese në fund të muajit shkurt, në lindje të shtetit. Fushata zgjedhore ka qenë mjaft e ashpër para zgjedhjeve, pasi Erdogan e ka akuzuar opozitën për tradhti dhe mbështetje të terrorizmit. Opozita, në anën tjetër, ka pretenduar se kampi i Erdoganit është duke planifikuar luftë kibernetike për ta diskredituar kandidatin e opozitës , duke përdorur fotografi dhe video të rreme.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- MPB me përforcime – 120 policë të rinj marrim vendime dhe nisin punën në Shkup
- Skandal në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive/ Stoilkoviqi largon shtatë shqiptarë nga puna
- Ahmeti: Shqiptarët nga të diskriminuar u bënë faktor shtetformues, para një viti e gjysmë Maqedoninë e lash me kryeministër shqiptarë
- Ali Ahmeti: Shumë pak VMRO dhe LSDM kanë punuar me maqedonasit për t’ua sqaruar Marrëveshjen e Ohrit (VIDEO)
- Toshkovski: Nëse është e lejuar 50 km/orë, “Qyteti i Sigurt” do të regjistrojë shkelje në 57 km/orë
- Festat shtetërore, në vitin 2026 do të ketë shtatë fundjava të zgjatura
- Nesër pjesë e madhe e Tetovës dhe disa fshatra do të mbeten pa energji elektrike
- Valbon Limani: Jam i bindur se rezultati i 11 janarit do të jetë i njëjtë me zgjedhjet e 19 tetorit (VIDEO)
- Osmani uron Krishlindjen: Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes
- Ndërron jetë në moshë të re mundësi i njohur nga Shkupi, Ramazan Memedi