Të shtëna me armë raportohet të kenë ndodhur pak minuta më parë, pranë Pediatrisë në QSUT.
Policia bën me dije se te parkimi i spitalit, një 47-vjeçar, punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.
Mësohet se 47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.
47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.