Ejup Berisha
Kur flitet për demokracinë unë e kamë idealin e ngjashëm me atë të luftëtarëve të lirisë,këta të fundit nuk mund ta paramendojnë jetën pa liri të njëjtët bile edhe i japin më të shtrenjtat jetët e tyre për të. Edhe unë nuk e pëlqej jetën pa demokraci pra konsideroj se kjo pa liri dhe pa barazi nuk u duhet aspak njerëzve. Edhe në ish sistemin komunist ithtarët e tij thonin “Më mirë varr se robëri” pra me komunistët asnjëher nuk jamë pajtuar me asgjë por si duket këtu në këtë qështje kanë pasur të drejtë sepse jeta pa liri paraqet robëri. Edhe njëher kur flasim për demokracinë në një shtet shumë me rëndësi është ta dimë se: 1.Athua vallë në të ka demokraci të mirfilltë dhe reale apo jo, 2. Më tej athua ajo demokraci a është funkcionale apo është jo, 3 Athua ajo demokraci ofron zhvillim dhe përparim të individëve dhe të shoqërisë apo jo, 3.Apo athua vallë ajo i eliminon me efeiksitet gënjeshtrat dhe hilet apo jo. Për demokracinë është shumë lehtë të flitet dhe për të cuditërishtë më shumë dhe më bukur flasin autokratët sesa demokratët. Ata të parët për të flasin më lirshëm sepse të njëjtën këta nuk e zbatojnë asnjëherë në praktikë, e kur jemi te demokratët ata nuk kanë kohë të flasin shumë për të sepse të njëjtët janë të angazhuar në zbatimin konkret dhe praktik të saj në jetën reale. Pas rrënimit të Murit të Berlinit që ishte jo vetëmse objekt ndarës mes dy Gjermanive por edhe mes dy ideologjive kundërthënëse armiqsore botërore mes asaj autoritare-komuniste dhe asaj demokratike të gjithë në Europën e mesme dhe lindore filluan të flasin për lirinë dhe barazinë, për nevojën e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, për sundimin e ligjit, për nevojën e rritjes së trasparencës, për domosdoshmërinë e shprhejes së lirë të ideve, mendimeve dhe të koncepteve të ndryshme.Kjo i bie se të gjithë patën filluar që të flasin për nevojën e instalimit të sistemit demokratik të qeverisjes. Në fakt edhe atëher në fund të viteve të 80 dhe në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar por edhe sot në shekullin 21 të gjithë njerëzit më tepër flitnin/flasin për demokracinë sesa që bënin/bëjnë dicka konkrete në drejtim të zbatimit konkret dhe praktik të saj. Ish politikani komunist Slloven Milan Kucan në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur para disa viteve ka thënë se për promovimin e demokracisë në shtetet e Europës së mesme dhe lindore më së tepërmi ka ndikuar perspektiva e antarsimit të tyre në Bashkimin Europjan.Sipas tij ky ka qenë motivi real që këto shtete ta bëjnë ndrrimin e sistemeve të tyre prej atij komunist monist në atë shumë partiak demokratik.Kuçan ka vlersuar se procesi i forcimit të demokracisë në Europën e mesme dhe lindore do të kishte qenë shumë më i vështirë pa BE-në. Ndërsa siç ka theksuar ai lëvizjet për demokratizim atje janë mbështetur nga deklarata e Helsinkit dhe ajo e Parisit, nga dialogu në kuadër të Konferencës për siguri dhe bashkpunim europjan si dhe nga Këshilli i Europës. Sot është realitet se shumica e shteteve të botës kanë institucione demokratike por këto akoma nuk kanë demokraci ka nënvizuar Kucan. Pra në to më shumë flitet për demokracinë sesa që e njejta zbatohet. Sot pra në procesin e zbatimit të demokracisë ka shumë nëpërkëmbza të cilat duhet të mënjanohen.
Gjithashtu Demokracia duhet realisht të zbatohet realisht sepse pa të nuk ka barazi e kjo është vlerë shumë e rëndësishme kushtetuese e juridike këtu te ne në RMV. Sistemi i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut gjithashtu është vlerë shumë e rëndësishme themelore kushtetuese dhe juridike këtu te ne. Prandaj mos respektimi I lirive dhe i të drejtave të njeriut si dhe i barazisë së individëve paraqesin shkelje shumë serioze të Kushtetutës dhe të ligjeve të RMV-së.Ndërsa nëse dikush i bën të njëjtat shkelje kushdoqoftë ai njeri i rëndomtë apo me funkcion të lartë shtetëror duhet të sankcionohet me ligj.