Në frymë të kërkimit të mënyrave për artikulimin e zërit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sot – në hapësirat e Kuvendit – u takuan kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe kryetari Alternativës, Afrim Gashi.
Arsye e këtij takimi ishte zyrtarizimi i gatishmërisë për të bashkëpunuar dhe për t’i bashkërenduar aktivitetet politike të të dyja partive në drejtim të ndërtimit të një kampi opozitar që, fillimisht, do t’i artikulojë dhe mbrojë interesat strategjike integruese të vendit, ato etnike shqiptare dhe, në përgjithësi, ato qytetare, ndërsa më tej do të synohet që ky bashkëpunim të shtrihet në nivele të tjera të ndërveprimit politik.
Duke qenë në një kapërcyell të rëndësishëm, kur procesi integrues po ngec, kur korrupsioni politik është bërë suksesi i vetëm i këtij pushteti, ndërsa të drejtat etnike shqiptare përsëri vihen në peshore të disfavorshme, momenti historik imponon që të gjitha forcat politike shqiptare, por jo vetëm politike, të bashkëpunojmë për ta deligjitimuar këtë qeverisje të korruptuar, të paaftë dhe të dëmshme për interesat e vendit dhe të shqiptarëve.
Për këtë qëllim, dy kryetarët, Kasami dhe Gashi, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, që është zotimi formal i dy partive përkatëse për ta zyrtarizuar këtë dakordim.
Për hapat e mëtejmë, për mundësitë e reja të bashkërendimit, si dhe për faktorët e tjerë që do t’i bashkohen këtij kampi, opinioni do të informohet më kohë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Haradinaj përkrahë fuqishëm protestën në Hagë: Lufta jonë ka qenë çlirimtare
- Mickoski: Qeveria investoi 12 milionë euro në projekte në Gazi Babë
- Ali Ahmeti takon veteranët e LPK-së: “Nuk harrojmë luftëtarin, çlirimtarin, dëshmorin”
- Arrestohet në Kosovë kameramani Jetmir Muji, AGK-ja kërkon lirimin e menjëhershëm
- Dëshmi tronditëse e nënës së Adrianës së ndjerë: Vajza ime e shihte si Zot mjekun Nino Vasev, ndërsa ajo u vra në heshtje nga terapia e gabuar
- Gashi: Pas zgjedhjeve lokale jeta do të vazhdojë përsëri
- Aliu: Po formohet Këshilli Shëndetësor – politikat shëndetësore do të marrin mbështetje profesionale dhe shkencore
- Nikolloski: Qeveria është seriozisht e përkushtuar ndaj sportit, pothuajse nuk ka vend ku nuk investojmë
- Mickoski: „ Më e mira e Maqedonisë” është një fushatë për nxitjen e prodhimit vendas“
- Mickoski: Për herë të parë në nivel mujor kemi inflacion bazik negativ