Takim i presidentit Pendarovski me Den Shehtman, fitues i çmimit Nobel për kimi në vitin 2011

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot e ka pritur në takim Den Shehtman, fituesin e çmimit Nobel për kimi për vitin 2011, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë nën organizim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) dhe Unionit të kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë.

“Në takim u diskutua për trendët botërore në shkencat natyrore, flukset ekonomike globale, si dhe nevoja për të drejtuar politikat kombëtare në mbështetje të inovacionit dhe zhvillimit teknologjik. Nobelisti Shehtman shprehu mendimet e tij mbi sfidat e mendimit shkencor dhe iu referua punës së tij të pasur shkencore. Ai e njoftoi presidentin Pendarovski me momentet më të rëndësishme të karrierës së tij dhe kërkimeve të kuazikristaleve për të cilat në vitin 2011 u nderua me Çmimin Nobel për kimi”, informojnë nga zyra e presidentit.

Duke falënderuar për vizitën e tij nobelistin Shehtman, Pendarovski theksoi se për vendin tonë është e një rëndësie të veçantë promovimi i interesimit për shkencën që të rinjtë të orientojnë energjinë dhe kreativitetin e tyre drejt ndërtimit të një shoqërie në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë.