Sulmohet me shkop pas një keqkuptimi në komunikacion

Një person ka raportuar në polici se mëngjesin e së hënës në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë pas një keqkuptimi në komunikacion, një i dyshuar i panjohur e ka sulmuar fizikisht me shkop në pjesën e kokës dhe trupit duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Organet e rendit njoftojnë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar hapjen e rastit dhe ndalimin e të dyshuarit nga njësia hetimore.