Struga e ndjek rrugën e Shkëndijës e Shkupit, i bën krenarë shqiptarët duke u shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut

FC Struga ka arritur ta fitojë titullin e parë kampion në Maqedoninë e Veriut.

Ekipi shqiptar triumfoi 3:0 ndaj Sileksit për ta siguruar matematikisht titullin, të parin në histori për ta.

Struga ishte themeluar në vitin 2015 dhe brenda tetë viteve arriti që të shpallej kampion në Maqedoninë e Veriut.
Edicionin e kaluar ata arritën të kualifikoheshin në garat evropiane.

Struga ka 62 pikë në elitën e futbollit maqedonas, shtatë më shumë se Shkupi që është i dyti.