Shqipëri/ Incident në Maliq, deputeti Spaho tërheq me forcë një grup personash në qendër votimi

Incidentet dhe sherret nuk kanë qenë të pazakonta gjatë ditës së sotme teksa zhvillohen zgjedhjet vendore në vend.

Në videon e mësipërme duket deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i cili tërheq nga krahu me forcë një votues.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur për orientim votash dhe sipas pretendimeve të dyja palëve ka presione e kërcënime për dhënien e votës.

Spaho ka theksuar teksa i ka tërhequr ata persona se janë punonjës të administratës ndërsa ata janë shprehur se kanë të drejtë për të votuar.

Spaho është larguar aktualisht nga qendra e votimit./TCH/