Shekulli 21 duheshte të ishte periudhë e përfilljes dhe zbatimit më të madh të vlerave e jo të kundërvlerave

Ejup Berisha

Njerëzit më herët donin të jetonin në shoqëri dhe në shtete ku dominonin rendi dhe rregulli. Më parë është fakt se njerëzit flitnin edhe për nevojën e egzistimit të vlerave.Sot shumica e njerëzve nuk i duan rendin dhe rregullin por edhe kur flitet për vlerat shumë pak prej tyre i përfillin dhe i zbatojnë të njëjtat. Cka paraqesin vlerat si definohen ato? Në gjuhën shqipe vlerat shkurt dhe thjeshtë definohen si e mirë, dobi dhe rëndësi që ka diçka për shoqërinë, për njerëzit apo dhe për kafshët. Parashtrohet pyetja cilat janë vlerat kryesore njerëzore të cilat duhet ti përfill dhe zbaton njeriu ato janë: Përulsia, përgjegjsia, sinceriteti, respekti, ndershmëria, ndjeshmëria, mirnjohja dhe maturia. Sa njerëzit i përfillin këto vlera përgjigja është fatkeqsisht dëshpruese sepse shumë pak njerëz përfillin apo u përmbahen vlerave të sipër përmendura. Ka ndoshta njerëz që i përfillin të njëjtat por këta sot janë pakicë ndërsa shumica e tyre nuk përfillin asnjë vlerë të vetme në përditshmëri.Si të krijohen kushtet që njerëzit të mësohen që ti pranojnë,zbatojnë dhe respektojnë vlerat dhe parimet njerëzore. Njerëzit së pari duhet të arsimohen, të edukohen dhe të kulturohen. Këto tre gjëra e posaqërishtë mësimi dhe dituria bëjnë mrekullira në jetët e njerëzve. Pa mësim dhe pa dituri njerëzit sillen në mënyrë jonormale. Pa këto dy gjëra njerëzit nuk e dinë dhe nuk e kuptojnë se cfar jane vlerat që i përmenda më lartë në këtë shkrim. Njerëzit e paditur ndoshta është keq të themë por pa mësimin dhe pa diturinë këta mund të barazohen edhe me kafshët.Kërkoj falje për krahasimin e vrazhdë që e bëra por fatkeqsisht ky është realiteti. Rrethanat dhe raportet e reja të disfavorshme politikan- qytetarë e imponojnë nevojën e përfilljes dhe të zbatimit të vlerave edhe në politikë. Pra aty ku bartësit e pushtetit janë tepër refuzues ndaj vlerave. Mirëpo nevoja e mbrojtjes së qytetarëve nga sjelljet dhe nga veprimet arbitrare të pushtetarëve e imponojnë nevojën e përfilljes dhe zbatimit të vlerave edhe në sferën e politikës. Krahas vlerave të njohura në politikë paraqitet si nevojë që vlera të llogariten edhe kufizimi dhe kontrollimi i pushtetit në aspekt kushtetues dhe institucional përmes imponimit të obligimit të llogaridhënies së politikanëve në opinion pra jo vetëm formalisht sepse një obligim i tillë pra formal gjithmonë egziston por i njëjti nuk përfillet dhe nuk zbatohet në praktikë. Politikanët e sotëm në mënyrë perfide dhe të sofistikuar po arrijnë që ti shmangen dhënies së llogarisë për veprimet dhe punët të cilat i bëjnë në sferën e qeverisjes, këta edhe kur japin llogari ndonjëher këtë të njëjtët e bëjnë në mënyrë formale dhe të improvizuar e jo në mënyrë reale e të sincertë.Pra shekulli 21 u desht të jetë shekull i përfilljes dhe i zbatimit më të madh të vlerave e jo të dhënies përparsi të kundërvlerave.