Sheiku i Katarit bënë ofertë të ‘parezistueshme’ për Manchester United

Miliarderi i Katarit që dëshiron të blejë Manchester United ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme për klubin.

Sipas “Daily Mail”, Sheiku Jassim Bin Hamad Al Thani ka paraqitur një ofertë përfundimtare, të përmirësuar në një përpjekje për të mposhtur konkurrencën e Sir Jim Ratcliffe dhe për të përfunduar një marrëveshje për pronësinë totale të gjigantëve të Premier League.

Ka patur tashmë tre raunde ofertash me një afat përfundimtar për ofertat përfundimtare të vëna muajin e kaluar.

Përveç shumës së propozuar (që nuk është bërë e ditur), Sheiku do të marr përsipër edhe mbulimin e borxheve të klubit.