Kreu i grupit mercenar rus Wagner është zotuar të transferojë kontrollin e qytetit ukrainas të Bakhmutit tek ushtria ruse deri më 1 qershor.
Themeluesi i Wagner Yevgeny Prigozhin pretendoi se kishte marrë kontrollin e Bakhmutit të shtunën, por Kievi thotë se ende kontrollon pjesë të qytetit.Ukraina thotë se trupat e saj janë ende duke përparuar në periferi të Bakhmut.
Por, Prigozhin tha se trupat e tij do të fillojnë t’ia dorëzojnë qytetin ushtrisë ruse të enjten.”Wagneri do të largohet nga Artemovski nga 25 maji deri më 1 qershor”, tha zoti Prigozhin në një regjistrim audio në Telegram.
Bakhmuti ishte i njohur më parë si Artemovsk, për nder të një revolucionari sovjetik, përpara se Ukraina ta riemëronte, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se Wagner kishte vendosur “linja mbrojtëse” në perëndim të qytetit përpara transferimit.
Por zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, përsëriti se forcat e saj kanë ende një pikëmbështetje të vogël brenda qytetit dhe po përparojnë në periferi, duke shtuar se “intensiteti” i lëvizjes së tyre ishte zvogëluar, transmeton Klankosova.tv.