SHBA ofron 10 milionë dollarë për informacion mbi hakerin rus

Departamenti Amerikan i Shtetit ofroi sot një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e shtetasit rus Mikhail Pavlovich Matveyev për sulme kibernetike duke përdorur softuer shantazhi ransomëare, në faqet e internetit të qeverisë dhe kompanive amerikane.

Nëse dënohet, Matveev përballet me më shumë se 20 vjet burg. ”Ne po i ndërmarrim këto veprime kundër Matveev për shkak të rolit të tij në sulmet e ransomware që synojnë zbatimin e ligjit, bizneset dhe infrastrukturën kritike të SHBA në mbarë botën,” tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Në lidhje me këtë veprim, Departamenti i Drejtësisë ngriti dy aktakuza kundër Matveev në Distriktin e Kolumbisë dhe Distriktin e Nju Xhersit, dhe Departamenti i Thesarit vendosi gjithashtu sanksione ndaj hakerit rus, u shpreh zëdhënësi i departamentit Matthew Miller.

Siç tha ai, Rusia është një strehë e sigurt për kriminelët kibernetikë, të cilët janë të lirë të “kryejnë operacione keqdashëse kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve dhe aleatëve tanë”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo