Asnjë qeveri, në asnjë nivel, nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë përderisa ajo vazhdon agresionin ndaj Ukrainës.
Kështu ka komentuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë e Hercegovinë, paralajmërimin për forcimin e lidhjeve të Rusisë me Republikën Sërpska, e cila është njëra nga dy entitetet e Bosnjë e Hercegovinës.
Ky koment i Ambasadës Amerikane në Bosnjë e Hercegovinë është bërë më 12 maj, pas pyetjes lidhur me paralajmërimin e zyrtarëve rus për forcimin e lidhjeve të Rusisë dhe Republikës Sërpska.
“Lufta brutale dhe me asgjë e provokuar e Rusisë kundër Ukrainës ka theksuar nevojën urgjente që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kryejnë reforma demokratike dhe reforma të tjera të nevojshme për procesin e integrimit në institucionet euroatlantike”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Bosnjë e Hercegovinë.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës, përderisa ata ndërtojnë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt në komunitetin euroatlantik të kombeve”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili është nën sanksionet e SHBA-së, do të shkojë në Moskë gjatë këtij muaji, për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.