Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Zheljko Bërkiq njoftoi sot se ditëve të fundit janë regjistruar 90 raste të rrezikimit të sigurisë në Serbi.Bërkiq tha se 24 prej tyre vijnë nga rrjetet sociale, ndërkohë shtoi se tetë të mitur janë ndaluar.Zyrtari i MPB’së i ka thënë RTS’së se vetëm në zonën e Beogradit janë regjistruar 43 raste të rrezikimit të sigurisë dhe shkaktimit të panikut, pesë persona janë ndaluar dhe janë ngritur katër kallëzime penale.“Unë iu bëjë thirrje mësuesve dhe prindërve që të bisedojnë me fëmijët dhe t’iu shpjegojnë atyre se çdo postim që mund të duket humoristik ose do të tërheqë ndjekës mund të çojë në pasoja të rënda”, deklaroi Bërkiq.Sot policia serbe e ka arrestuar një student 19-vjeçar në Serbi, nën dyshimin për shkaktim të panikut dhe çrregullimit psikik.Ai dyshohet se në një grup të klasës së tij përmes një aplikacioni në celular ka postuar një vizatim të një klase me trupa të gjakosura të shtrira pranë tavolinave, ndërsa njëri mbante një objekt si armë, raportojnë mediat serbe.Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe pritet t’i ngrihet kallëzim penal.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut
- BDI sot mban Kongresin e pestë në Shkup
- Me sëpatë në dorë tentoi grabitjen, viktima arrin të shpëtojë në Medvec të Lipjanit
- Nga e marta priten reshje shiu, borë në zonat malore
- Murtezani: Ministria për Çështje Evropiane pajiset me platformë softuerike për monitorimin e reformave
- Ish-Avokati i Shtetit Fehmi Stafa dyshohet se fshehu dy shtëpi në Butel, të regjistruara në emër të nënës dhe djalit të tij
- Afrim Gashi u takua me kryetarin e TIKA-s, Abdullah Eren
- Izet Mexhiti: Arsimi në gjuhën amtare është shtyllë e barazisë dhe bashkëjetesës
- Osmani lajmërohet nga ishujt: Njohja nga Bahamet erdhi pas një angazhimi të gjatë e intensiv të Presidencës
- Gjorgjievski: Filloi aksioni për pastrimin e objekteve të ndërtuara dhe uzurpuara jashtëligjshëm