Serbët do të protestojnë edhe sot në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Ata kanë paralajmëruar se protesta sot do të jetë më masive.
Dita e marte ishte kryesisht e qetë, por u karakterizua me disa raste të sulmeve ndaj gazetarëve.
Ata po ashtu u penguan edhe gjatë raportimit.
Forcat e KFOR-it dhe të Policisë po vazhdojnë të kujdesen për renditn dhe qetësinë.
Ata po qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave të këtyre komunave.
Protestat kanë nisur nga e premtja e kaluar, teksa situata më e tensionuar u paraqit të hënën.
Protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e KFOR-it.
30 ushtarë u lënduan, teksa tre nga ta të kontigjentit hungarez u plagosën me armë zjarri.