Në ndeshjen e parë si kampione e sezonit 2022/23, Barcelona ka pësuar humbje.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në La Liga, skuadra e drejtuar nga Xavi u mposht nga Real Sociedadi.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 1:2.
Mikel Merino (5′) dhe Alexander Sorloth (72′) shënuan golat e fitores për skuadrën mysafire.
Ndërkaq, golin e vetëm për katalonasit e shënoi Robert Lewandowski (90′).
Real Sociedadi pas kësaj fitore ka 65 pikë dhe renditet në pozitën e katërt, teksa po shkon gjithnjë e më afër sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ndërkaq, Barcelona ka 85 pikë në krye të tabelës.