-ads3-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në intervistën për Televizionin Publik të Bullgarisë – BNT, ka theksuar se Shqipëria dhe RMV-ja nuk duhet të shqyrtohen si pako në rrugën e tyre drejt BE-së, njofton KlanM.

I pyetur nëse do të dëshironte të vlerësohen sipas meritave personale dhe të mos jenë bashkë me Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin drejt BE-së, ose të shkojnë bashkë si pako, Kryeministri Rama, sic percjell KlanM, ka kujtuar kohën kur ndarja nuk ishte opsion, për shkak se vendoste Këshillu Evropian dhe jo Shqipëria. Sipas Ramës, kjo situatë e kishte bërë shqetësuese situatën dhe kishte vështirësuar pozitat e Shqipërisë.

“Sot mendoj se rrugët tona në mënyrë natyrore u ndanë. Për shkak se në momentin kur një vend nis negociatat aderuese, rruga e tij varet nga meritat, jo nga politika dhe gjeopolitika. Të paktën kështu është në letër. Megjithatë, e dijmë se ndonjëherë, ajo cfarë shkruhet në letër nuk ndodh në realitet. Por, nuk shoh më arsye të jemi bashkë. Secili ka rrugën e vet” – tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

BE-ja në Mars të vitit 2020 vendosi që Maqedonia e Veriut t`i nis negociatat, por kjo u bllokua nga Bullgaria. Çështja u tejkalua me propozimin francez, pas cka u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare.

Që të nisin negociatat dhe të hapen klasterët, Maqedonia e Veriut, sic njofton KlanM, fillimisht duhet të bëjë ndryshimin e Kushtetutës, respektivisht Bullgarët të futen në Preambulën e Kushtetutës, për të cilën nevojiten 2/3 e votave në Kuvend.