Politikat e kafeneve krijuan pa përspektiva në Kosovë?!

Skender Mulliqi

Shpesh njerëzit i ndëgjon kur pyesin, së si do të jetë fati i shoqërisë tonë, ardhmerisë, përspektivës dhe besimit, që jeta të bëhët më e mirë në këto hapësira.E që kjo të ndodhë më shpejtë, duhet të largohemi nga politikat e kafeneve.Të largohemi nga vendet e tilla ku po bisedohet dhe po bëhët biznesi, e më së shumti politika.Këto janë kthina antikulturore e anticivilizuese , të cilat në plan të parë po nxjerrin jetën politike, e cila që shumë vite , është e nivelit fshataresk e primitiviste .Politika të tilla i ndeshim sot në shtetet ballkanike.Politikat më ‘vizione’të kafeneve ku po hartohen programet partiake dhe ato shtetërore, i kan sjellur dëm të madh Kosovës dhe qytetarëve të saj.Kjo është treguesi i zhvillimit dhe prosperimit të një shteti,sigurisht as për afër të nivelit të kërkuar.Në të tilla skuta u planifikuan kuadrotë politike, si ministra, rektorë të univerzitetit, prokurorë, gjyqtarë,ambasadorë e shefa të ndryshem…E dihet pastaj së çka mund ti sjellin shtetit njerëzit e tillë .Më vendet e tilla është e lidhur politika, e që është shumë e dhëmbshme për shoqëri.Këto dukuri e kan degraduar shoqërinë dhe shtetin më decenie, duke i bërë ato të pavlefshme.Kjo shumë po ngjanë në feudalizem e në primitivizma.Kjo thënë shkurt nuk është asgjë tjetër vetëm së anarshi.Është diqka për përmbushje të interesave përsonale, është pa vizionare për të ardhmën.Koncepti i shtetit automatikisht më logjika të tilla bie poshtë.Është koha e një vetëdije krejt tjetër, korigjuese konform politikave bashkohore.Euforitë në politkëbërje nuk kan vend.Vetëm më politika të mira dhe njerëz të mirë, mund të përparohet shteti dhe të rritët mirëqenja.Gjithmonë njerëzit janë larguar nga vendlindjet, por kurrë sikur decenien e fundit, që po largohen masivisht për mos tu kthyer kurrë.Këto praktika të politikave të kafeneve dhe skutave duhet një herë e mirë të ndërpriten, nese ja duam të mirën atdheut dhe kombit…!