Një zyrtar i Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) është pezulluar nga detyra pasi pamjet shqetësuese mbi mënyrën se si e trajtonte qenin nuhatës u bënë virale në internet, shkruan faqja people.com.
Në një video të ngarkuar në platformën ‘’Reddit’’, një zyrtar i aeroportit ‘’Metropolitan Wayne County’’ të Detroitit shihet duke tërhequr qenin me zinxhir ndërsa ata ecin andej-këtej nëpër ndërtesën e terminalit të ngarkuar të aeroportit.
Vuçiq flet për okupim në Veri: Duhet t’i vijë fundi, ne do të vendosim kur…
“U trondita se si ky menaxher aeroporti po e tërheq zvarrë këtë qenush të varfër”, tha ProfessionalEye3568 në mbishkrimin e klipit një minutësh.
‘’Nuk ka asnjë arsye që dikush të torturojë qenin në këtë mënyrë!”, shtoi ai.
“Autoriteti i Aeroportit të Qarkut Wayne është në dijeni të incidentit. TSA e pranoi videon në një deklaratë të shpërndarë në Twitter, duke shprehur se dënonte veprimet e oficerit dhe se ‘’qeni u dërgua menjëherë te një veteriner”.
“Sjellja e shfaqur nga ky mbajtës është e papranueshme dhe nuk plotëson standardet e larta që ne i kërkojmë oficerëve tanë. Zyrtarët e TSA në DTW e kanë pezulluar punonjësin nga detyrat e menaxhimit në pritje të përfundimit të një hetimi dhe kanë urdhëruar që qeni të dërgohej menjëherë te një veteriner’’, thuhet në deklaratën e aeroportit.