Pas ndarjes, Shakira nuk është e interesuar për një lidhje, refuzon nga Tom Cruise tek Lewis Hamilton
Ditët e fundit Shakira është parë në shoqërinë e yjeve të sportit dhe filmit, gjë që ka ndezur zërat për një romancë të mundshme. Fundjavën e kaluar, ajo u fotografua me Tom Cruise, ikonën e Hollivudit, i cili ishte shumë i lumtur pranë saj.
Më pas ajo u pa në shoqërinë e Lewis Hamilton, pilotit të Formula 1, me të cilin fillimisht u shfaq në restorantin Cipriani dhe më pas u fotografuan në një jaht me disa miq.
Kjo situatë bëri që fansat e kolumbianes të besonin se ndoshta ajo po i hapej sërish dashurisë, pas ndarjes së dhimbshme nga Gerard Pique.
Megjithatë, fansat e këngëtares do të duhet të presin më shumë përpara se ta shohin atë në një romancë të re pasi një burim i afërt me Shakira tha për US Weekly se këngëtarja nuk ka asnjë interes për Tom Cruise.
“Shakira ka parë thashethemet në internet për Tom, por ajo mendon se është qesharake sepse thjesht nuk është e vërtetë”, tha burimi.
“Ajo kaloi një kohë të mirë me Tomin, por nuk ka interes të takohet me të. Ai ishte shumë i këndshëm dhe asaj i pëlqente shoqëria e tij, por për momentin ajo nuk është e fokusuar të takohet me të apo dikë tjetër. Ajo ka shumë gjëra në kokë dhe tani për tani është e fokusuar tek fëmijët dhe karriera e saj”, shtoi burimi.
Në lidhje me paraqitjen e saj me Hamiltonin, burimet e TMZ “thonë se as me të nuk ka asgjë romantike, gjithçka është miqësore”. Kështu duket se Shakirën do ta shohim single edhe për pak kohë.