Osmani: Përmes dialogut mund të arrijmë paqe afatgjate në rajonin tonë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë sot pjesë në hapjen e edicionit të nëntë të Shkollës Pranverore Diplomatike në kuadër të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në fjalën e saj, ajo e ka theksuar rëndësinë e rolit të diplomatëve në dialogun Kosovë-Serbi, duke shtuar se vetëm përmes dialogut mund të arrihet paqja dhe stabiliteti afatgjatë në rajon, njofton Klan Kosova.

“Diplomacia nuk është vetëm profesion, por është një përkushtim jetësor që synon paqen dhe bashkëpunimin ndërmjet kombeve që ndajnë vlerat e përbashkëta”.

“Kur flasim për Kosovën, dihet që kemi kaluar nëpër shumë sfida përgjatë historisë. Sidoqoftë, ne kemi bërë një progres të madh gjatë viteve të fundit”.

Sipas saj, numri në rritje i njohjeve nga mbarë bota, është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës për demokraci dhe të drejta të njeriut.

“Natyrisht se ne jemi anëtare e një numri të organizatave ndërkombëtare dhe ne aspirojmë që të bëhemi anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, kështu duke kërkuar integrim në rrjetin e gjerë të komunitetit ndërkombëtar”.

“Duke i marrë parasysh zhvillimet e fundit politike dhe rolin e diplomatëve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ky rol është bërë më kritik se kurrë më parë. Është përmes dialogut dhe mirëkuptimit ajo se si ne mund të arrijmë paqe afatgjate dhe stabilitet në rajonin tonë”.