Oltën dhe Luizin do t’i shohim në një film artistik, zbulohen detaje nga projekti…

Aktoren Olta Gixhari dhe këngëtarin Luiz Ejlli po bashkon në ekranë një film.

Sipas Reporteri.net filmi ku dyshja do të luajnë do të titullohet “Në kuadër të dashurisë”.

Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve të familjeve të tyre.

Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.

Këngëtari Luiz Ejlli është fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Gjatë kësaj eksperience, ai arriti të fitojë simpati të madhe nga publiku shqiptar, sa që konsiderohet si fenomen në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, aktorja Olta Gixhari, në BBVA2, e ndërpreu rrugëtimin një muaj para përfundimit të spektaklit, ndonëse si oponente e Luizit konsiderohej gjithashtu si fituese e mundshme e shfaqjes televizive me elemente “reality”.