Pasardhësi i Lionel Messit në Paris Saint-Germain mund të arrijë nga Arsenali.
Ky është lajmi i publikuar sot nga mediumi britanik “Daily Mirror”, i cili lidhet me sirenat parisienë në adresë të Martin Odegaardit.
Ish-futbollisti i Real Madridit ka shpërthyer në Londër dhe është bërë njëri prej lojtarëve kryesorë të trajnerit Mikel Arteta.
Por, futbollisti norvegjez mund të përfundojë në Paris.
Kjo pasi klubi nga “Parku i Princave” e sheh atë si njërin prej pasuesve potencialë të kampionit të freskët të botës, i cili pritet të largohet nga Parisi nga korriku e tutje, kur edhe do t’i përfundojë kontrata.
Sidoqoftë, “Gunners” po e shikojnë strategjinë për ta “blinduar” mesfushorin kreativ.
Gjithnjë sipas mediumit britanik, “Topçinjtë” e kanë bërë gati një ofertë stratosferike për përfaqësuesin norvegjez, të cilin duan ta mbajnë sa më gjatë të jetë e mundur në “Emirates Stadium”.