Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, pretendoi se gjyqtari i ndeshjes kudnër Tottenham, Paul Tierney, foli në një mënyrë të papërshtatshme me të në fushë kur iu dha një karton i verdhë për shkak të protestës. Klopp e ktheu të gjithë zemërimin e tij te Tierney pasi ai pretendon se arbitri ka diçka kundër “të kuqve:.
Tierney ishte arbitri që nuk përjashtoi Harry Kane siç pretendonte Liverpooli gjatë barazimit 2-2 në dhjetor të vitit 2021. Megjithatë, mbrojtësi i majtë i Liverpool mori karton të kuq pak më vonë në ndeshjen në fjalë. Tierney ishte gjithashtu gjyqtari i ndeshjes mes Arsenalit dhe Liverpoolit muajin e kaluar, gjatë së cilës ndihmësi i tij goditi me bërryl Robertson, lojtarin e Liverpool.
“Ne kemi historinë tonë me Tierney. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë ka ai kudnër nesh. Ai tha se nuk ka probleme, por kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Mënyra se si më shikon dhe se si më gjykon, nuk e kuptoj. Në Angli askush nuk ka mundohet t’i sqarojë këto situata, është vërtetë e vështirë për t’u kuptuar. Ajo që më tha kur më dha kartonin e verdhë nuk është normale. Unë nuk do ta tregoj se çfarë, derisa ata nuk e thonë atë që duhet.
Festimi im ishte i panevojshëm, gjë që është e drejtë. Nuk është në rregull, nuk duhet ta bëjmë këtë, ne jemi modelë, por në radhë të parë qenie njerëzore. Unë nuk i thashë asgjë gjyqtarit të katërt, por iu drejtova atij për të festuar. Mora një karton të verdhë, por mendoj se gjyqtari mendoi se duhej të merrja një tjetër ndëshkim”, është shprehur Klopp.