Ngjarja makabre ku babai shqiptar vrau vajzën në Itali, rrëfimi i Tefta Malajt jehone në mediat fqinje

Para disa ditësh Taulant Malaj vrau në mënyrë makabre me thikë vajzën 16 vjeçare Jesica Malaj dhe një shtetas italian, fqinjin e tij Massimo De Santis, si dhe plagosi rëndë bashkëshorten e tij Tefta Malaj.

Intervista e Tefta Malajt theu heshtjen pas krimit makabër të 45-vjeçarit Taulant Malaj.

Një intervistë e cila pati jehonë të jashtëzakonshme në mediat italiane, të cilat në çdo emision dhe edicion lajmesh patën në qendër të vëmendjes dëshminë tronditëse të Tefta Malaj.
Jehona në këtë intervistë ishte dëshmia e Tefta Malaj për vajzën e saj Jessica Malaj, e cila për herë të parë dëshmoi një veprim mjaft të rëndë që Taulant Malaj kishte bërë kundrejt të bijës Jessices, ajo rrëfeu se Jessica është ngacmuar seksualisht nga Taulant Malaj dy vite më parë.

Kjo dëshmi tronditi për herë të dytë opinionin publik shqiptar dhe atë italian.