Mourinho: Gjithçka është e hapur, nuk ka asgjë për të festuar

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, komentoi në kanalet zyrtare të klubit fitoren kundër Bayer Leverkusen.“Ka ende kohë, ka lojë për të luajtur – raporton Vocegiallorossa.it – Për mua, pas ndeshjes së parë, nuk ka asnjë arsye për të festuar apo për t’u trishtuar, gjithçka është ende e hapur, por është një mundësi e mirë me gjithë vështirësitë tona, me Xhinin dhe Paulon që luajtën me sakrificë. Djemtë po bëjnë shumë mirë”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Së pari duhet të mendojmë për Bolognan.“Po, kundër një ekipi të shkëlqyer që po bën një kampionat të madh. Ne do të shkojmë atje për të marrë rezultat të mirë“, përfundoi portugezi.