Jose Mourinho ka arritur një tjetër sukses të madh.
Roma që ai e udhëheq ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Evropës.
Italianët barazuan pa gola 0:0 ndaj Leverkusenit dhe shkojnë në finale pas fitores 1:0 para një jave në “Olimpico”.
Pas finales së edicionit të kaluar të Ligës së Konferencës në Tiranë, ku Roma kishte fituar ndaj Feyenoordit, tani ata do të jenë në finalen e një gare më të madhe.
Aty, Roma do ta presë fituesin e ndeshjes mes Sevillas dhe Juventusit.