Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e ka përshkruar me rrezik të lartë situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
Kur është pyetur për nivelin e rrezikut ai për RTS ka thënë: “I madh, ndoshta më i madhi i mundshëm”.
Vuçeviq ka vazhduar të thotë se në ajo që po ndodhë ditëve të fundit ka qenë e paralajmëruar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, derisa ka fajësuar institucionet e Kosovës për zhvillimet duke thënë se kanë ndërmarrë veprime të njëanshme.