-ads3-

Për fat të keq, ekziston mundësia që Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të ndahen në procesin negociues për hyrje në BE, sepse RMV-ja ka disa kushte, të cilat nëse nuk i plotëson, nuk do të mund të vazhdojë. Këtë e deklaroi presidenti kroat, Zoran Milanoviq, i cili me ftesë të shefit të shtetit Rumen Radev qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari. Sipas tij, Shqipëria me siguri do të mundet vetë ta vazhdojë procesin negociues.

Ky është lajmi i ditës nga Republika e Bullgarisë, i përzgjedhur nga Agjencia telegrafike bullgare (BTA) për publikim nga MIA, konform Marrëveshjes për shkëmbim të inormacioneve dhe bashkëpunmit profesional, i cili parashikon që lajmin e ditës të përzgjedhur drejtpërdrejt nga agjencia tjetër e vendit përkatës, agjencia tjetër ta publikojë në internet faqen e saj pa ndryshime, duke treguar dhe cituar në mënyrë eksplicite partnerin si burim.

Tani do të vijmë deri në pikën se RMV, nëse nuk bën këto ndryshime kushtetuese në të cilat detyrohet, do të duhet të presë në kohën kur do ta bëjë këtë. Ky është kusht që ekziston, e të cilin BE-ja e ka pranuar, komentoi ai. Maqedonia e ka nënshkruar këtë kusht dhe duhet ta plotësojë”, ishte kategorik Millanoviq.

Ai komentoi se të gjitha këtë vende, tashmë duhet të jenë pjesë e BE-së, duke e përfshirë edhe Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë.

Presidenti bullgar Rumen Radev në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit kroat Zoran Milanoviq theksoi se dy vendet kanë marrëdhënie të përbashkëta dhe të ngjashme për një sërë çështjesh të rëndësishme për rajonin dhe Evropën. Bullgaria dhe Kroacia si anëtarë të përgjegjshme dhe aktive të BE-së dhe NATO-s kanë rol dhe përgjegjësi të rëndësishme për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimin e prosperitetit në rajonin tonë, tha presidenti Radev.

Të dy presidentët ndajnë mendimin se përshpejtimi i procesit të integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor është një faktor kyç për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit. U diskutua edhe për perspektivat për thellimin e tregtisë mes dy vendeve. Potenciali për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës është i madh, tha kreu i shtetit bullgar.