Leo Messi dëshiron të vendosë sa më shpejt të ardhmen e tij.
Ai ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit në Paris Saint Germain shumë kohë më parë dhe argjentinasi duhet të zgjedhë mes dy rrugëve: Arabisë Saudite apo Barcelonës.
Messi i ka dhënë Barçës dhjetë ditë kohë për të konfirmuar nëse rikthimi i tij është i zbatueshëm. Ndërkohë, klubi është ende duke pritur që LaLiga të pranojë planin e saj të qëndrueshmërisë.
Messi dëshiron të kthehet në Barcelonë, është prioriteti i tij dhe dëshira e tij e madhe, sipas asaj që thonë njerëzit rreth tij, raporton Relevo.
Argjentinasi dëshiron të kalojë periudhën e fundit të karrierës me ngjyrat Blaugrana, aty ku fitoi gjithçka që mund të fitohet.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë i ka dy kërkesa për Barcelonën.
E para është që brenda 10 ditëve klubi katalonas t’i kthejë përgjigje nëse mund të realizohet rikthimi i tij.
Dhe, kërkesa e dytë është fanella me numrin 10-të, që Messi e pati gjatë pothuajse tërë periudhës së tij në “Camp Nou”.