Një status pendese në Instagram është mesazhi i fundit që ikona Tina Turner i la admiruesve të saj teksa e linte këtë botë.
“Veshkat e mia janë viktima të faktit që nuk e kuptoja se presioni i lartë i gjakut duhej të ishte trajtuar nga mjekësia. E kam vënë veten në rrezik të madh duke refuzuar të përballem me realitetin që tregonte se kisha nevojë për terapi të përditshme, të përjetshme me medikamente. Për një kohë të gjatë besova se trupi im ishte një bastion i paprekshëm dhe i pathyeshëm.”
Ajo shtonte më tej faktin se e dinte që presioni i lartë i gjakut dëmtonte veshkat.
Tina Turner u nda nga jeta dje, në shtëpinë e saj në Zvicër.
Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende, por veshkat e saj prej kohësh ishin jashtë funksionit.
Në një intervistë rrëqethëse me The Guardian në prill Turner zbuloi se si donte të mbahej mend dhe shtoi se nuk kishte frikë nga vdekja.
‘Si do të dëshironit të kujtoheshit?’ e pyeti gazetari.
“Si Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it. Si një grua që u tregoi grave të tjera se është ok të përpiqen për sukses sipas kushteve të tyre.”