Merr fund ‘paqja’ historike? Noizy dhe Stresi sërish ‘ftohje’ me njëri-tjetrin, ja çfarë e trazoi rrjetin
Noizy dhe Stresi janë dy nga reperët më në zë të tregut muzikor shqiptar, të cilët janë njohur gjithmonë për rivaliteti e tyre.
Le të themi se ky rivalitet ka qenë edhe një nga shtysat kryesore për suksesin e tyre ndër vite, diss-et kushtuar njeri-tjetrit sot numërojnë miliona klikime dhe janë kthyer në hite, të cilat më parë kishin ndarë fansat në dy pjesë.
Gjasat që një ditë reperët do të bënin paqe ishin të vogla, por çdo gjë doli jashtë pritshmërive në vitin 2022.Reperët jo vetëm që bënë paqe, por tashmë për një periudhë ruanin edhe një raport miqësor të ngushtë me njeri-tjetrin. Lajmin e bujshëm e kanë njoftuar vetë ata, nëpërmjet një video live në Instagram.
Në komunikimin e përbashkët në video, dy këngëtarët thanë se do të mbledhin fitimet nga këngët e tyre dhe do bëjnë bamirësi. Ata iu drejtuan njeri-tjetrit me shumë respekt.Mirëpo së fundmi është vënë re që dyshja Stresi dhe Noizy nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Sikur të mos mjaftonte kjo, reperët kanë fshirë edhe videot e këngës së tyre që pritej të publikohej këto ditë.
Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse është një strategji marketing që po përdoret rëndomtë gjithandej apo vërtetë kaq e pati “vëllazëria” mes tyre.