Ejup Berisha
Përfaqsuesit politik shqiptar ketu në RMV i pyes se pse nuk po kërkojnë zëvendësimin e termit 20% me të cilin momentalisht është emërtuar gjuha shqipe në Kushtetutën e vendit me emërtimin adekuat si ky që e përmenda në fund të kësaj fjalie. Unë e di që kjo pyetje meriton përgjigje adekuate por gjithashtu unë e di shumë mirë se në këtë pyetje asnjëri prej përfaqsuesve politik shqiptar të pyetur nuk do të më kthen përgjigje adekuate dhe meritore mua. Këtë e themë nga përvoja e deritashme e jo nga ndonjë tendencë apo dhe nga ndonjë qëllim të keq. Atë që e di më me shume saktësi lidhur me këtë qështje është se këta do të më injorojnë dhe do të më anashkalojnë duke thënë po kush është ky që na kërkon llogari ne. E unë do tu themë se jamë E.B shtetas i RMV-së, politolog i diplomuar dhe qytetar me të drejtë për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur në poste të rëndësishme publike dhe shtetërore. Pra meqë tani do te hapet edhe Kushtetuta për tu ndryshuar atëher përse përfaqsuesit politik shqiptar këtu nuk e hapin qështjen e ndryshimit të termit 20% me termin gjuha shqipe. Këtë gjë e ka inicuar vetëmse subjekti politik Aleanca për Shqiptarët-ASH ndërsa subjektet e tjera shqiptare heshtin e një subjekt tjetër relevant shqiptar thotë se kjo qështje tani për tani nuk është prioritet. Mua më duhet ti përkujtoj se qështja në fjalë është kryeprioritet i të gjitha prioriteteve për ne shqiptarët që jetojmë këtu në këtë shtet. Dhe pyes nëse kjo qështje nuk na qenka prioritet tani kur do të hapet kushtetuta atëher kur do të mund të ishte prioritet e njëjta qështje. Kushtetuta hapet më rrallë dhe në procedurë më të vështirsuar për tu ndryshuar prandaj mendoj se tani është rasti shumë i përshtatshëm që të inicohet ndryshimi edhe i qështjes në fjalë. Ja pra kjo është mundësia dhe rasti ideal që të ndodh ky ndryshim. Dhe pason pyetja se pse kjo qështje nuk na qenka prioritet për këtë subjektin politik që thotë se nuk është prioritet, personalisht mendoj se duhet të na jepet sqarimi. Atëher pse prioritet na qenka futja e bullgarëve, e sllovenëve, e kroatëve, e egjiptasve, e hebrenjve dhe e armenëve në Kushtetutë e jo edhe ndryshimi i termit 20% që është ofendues, diskriminues dhe poshtërues për ne shqiptarët. Për futjen e bullgarëve në kushtetutë tanimë të gjithë e dimë se pse është prioritet kjo qështje për vendin dhe për ne qytetarët, por futja e sllovenëve,kroatëve,egjiptasve, hebrenjëve dhe e armenëve pse kjo na qenka kaq prioritet?. A e dinë institucionet relevante në shtet të na informojnë se sa përqind banorë të tillë jetojnë këtu në RMV, unë jamë i bindur se në raport me numrin e shqiptarëve që është tepër i madh numri i këtyre që do të përmenden freskët në kushtetutë është tejet simbolik. Edhe njëher për fund meqë do të hapet qështja e ndryshimit të kushtetutës le të insistohet edhe për ndryshimin e termit 20% si tepër poshtrues, ofendues dhe diskriminues për ne shqiptarët e RMV-së.