Mesfushori Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali dhe tashmë pothuajse dihet skuadra e tij e re.Sipas “Sport Bild”, Granit Xhaka e ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Bayer Leverkusen dhe mungon vetëm zyrtarizimi, transmeton GazetaBlic Sport.
Arsenali do të përfitojë 15 milionë euro për mesfushorin 30-vjeçar, i cili me siguri do të firmosë deri në vitin 2027. Deri në qershor gjithçka do të mbyllet.Kujtojmë se Xhaka u transferua tek Arsenali në vitin 2016.