Mbyllet zyrtarisht orari i procesit të votimit për zgjedhjet lokale në Shqipëri

Është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00 procesi i votimit për zgjedhjet lokale.

Sot, qytetarët shqiptarë kanë votuar për zgjedhjen e drejtuesve për 61 bashkitë e vendit dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.

Procesi i votimit që ka nisur në orën 07:00 deri më tani, në orën 19:00.
Ndërkohë në ato qendra ku ka ende votues që janë në radhë, procesi do të zgjatet me disa minuta. Një rregull ky i parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u dhënë mundësi të gjithë atyre qytetarëve që kanë vullnetin për të votuar, por që e kanë lënë për në minutat e fundit.

Deri në orën 18:00pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 36.39 % në rang vendi.

Në garë janë 144 kandidatë nga 40 parti dhe koalicione, përfshirë dy kandidatë të pavarur. Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të Këshillave bashkiakë, konkurrojnë rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur.