Mbi 90% e votave në Turqi, Erdogan shkon në raund të dytë?

Për momentin janë numëruar 90.61% e votave, ndërsa vazhdon të ketë epërsi presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan.

Ai deri tani ka 49.86% të votave, që nënkupton se për momentin do të shkohet në balotazh. Kundërshtari i tij më i afërt, Kemal Kiliçdarogllu ka 44.38% të votave.