Kilian Mbape goditi me top një tifoze që ndodhej në tribunën pas portës, para pwrballjes nw mes Strasburgut dhe PSZH-sw. Tifozja e re u godit në fytyrë dhe i ka dalë shumë gjak nga hunda. Sulmuesi parisien nuk u mendua dy herë dhe bëri që mjekët e skuadrës të ndërhynin për ta trajtuar.
Për ta bërë këtë, gruaja u dërgua në fushë ku stafi mjekësor mundi t’i jepte ndihmën e duhur. Jo vetëm kaq. Pas nxehmjes me ekipin, Mbape u kthye te tifozja për t’u siguruar për gjendjen e saj dhe gjithashtu i dha një nga fanellat e tij. Një mënyrë e bukur për t’i kërkuar falje vajzës, e cila, duhet thënë, pas goditjes së fortë që mori dhe frikës dukej se ishte mirë, për fat. Pamjet e incidentit dhe gjithashtu të sjelljes së bukur të Kylian Mbappe u bënë menjëherë virale në internet.
Mbappe took the fan with him & gifted her a jersey, he’s literally the sweetest 😭
pic.twitter.com/imrVGde6e5— ♡ (@skillfulmbappe) May 27, 2023