Maqedonia e Veriut U-16 në maj do të merr pjesë në turneun memorial me Serbinë,Malin e Zi dhe Bullgarinë

Maqedonia e Veriut U-16 e drejtuar nga seleksionuesi Dashmir Beari do të merr pjesë në një turnir të futbollit së bashku me kombëtaret e forta të Serbisë,Malit të Zi dhe Bullgarisë informon Tetovasot
Ky spektakël i futbollit do të mbahet nga 8 deri 11 maj në Stara Pazova Beograd.

Maqedonia e Veriut këtë vit ka zhvilluar disa ndeshje me kombëtare elitare duke shpërfaqur lojëra shumë të mira me rezultate pozitive.
Në këtë gjeneratë luajnë edhe disa lojtarë të Shkëndijës së Tetovës në krye me sulmuesin kryesor Hisar Ali Cali .
Maqedonia e Veriut U-16 përballjen e parë do t’a ketë me Serbinë më 9 maj në orën 17.TS