Man City mposht West Hamin dhe merr primatin në Premierligë

Manchester City ka shënuar fitore sonte duke marr pozitën e parë në Premierligë.

“Citizens” triumfuan në shtëpi 2:0 ndaj West Hamit në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 28-të në elitën e futbollit anglez.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, por me një dominim total nga vendasit.
Nathan Ake realizoi me kokë për epërsinë e Cityt në minutën e 50-të.

Erling Haaland e dyfishoi epërsinë në minutën e 70-të me një gol të bukur.

Krejt në fund, Foden realizoi në të 85-tën për 3:0, çka ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë fitore, Manchester City tani merr pozitën e parë në tabelë me 79 pikë, një më shumë se Arsenali, por City ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, West Ham mbetet i 15-ti me 34 pikë gjithsej.