Man City e turpëron dhe e rrëzon nga froni Realin, marshon drejt Stambollit

Manchester City është finalisti i dytë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

“Citizens” fituan në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales me rezultat bindës 4:0 ndaj Real Madridit.
Ishte një ndeshje e dominuar krejtësisht nga anglezët, që nuk i dhanë gjasa në asnjë moment kampionit në fuqi të Evropës.
Ndeshja e parë në Madrid përfundoi pa fitues 1:1 dhe pritej një ndeshje e barabartë, por kështu nuk ndodhi.

Bernardo Silva kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes, pas një aksioni të bukur të ndërtuar.

Ishte prapë ylli portugez që realizoi për të dyfishuar epërsinë në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë, “Los Blancos” u ngjallën, duke marrë administrimin e ndeshjes, por vetëm deri në minutën e 76-të.

Ishte Eder Militao që shënoi në portën e tij, për ta trefishuar epërsinë.

Krejt në minutat shtesë, Julian Alvarez realizoi për 4:0.

Në finalen e madhe të Stambollit, Manchester City do të përballet me Interin, për t’u kurorëzuar me trofeun më të çmuar evropian në nivel të klubeve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo