Luiz Ejlli tregon periudhën më të errët e jetës: Pata fatkeqësinë të bija në njerëz të gabuar

Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP 2”, bëri për herë të parë një rrëfim ekskluziv pas përfundimit të programit që theu rekorde shikueshmërie.

Ai tregoi më shumë detaje nga jeta e tij personale, përfshirë periudhat më të errëta të cilat kanë ndikuar në karrierë.

“Zoti i jep të gjithëve nga një shans në jetë. Mua më dha tre, problem është që dy mi dha në një moshë shumë të re që nuk e njihja botën e showbizit dhe biznesit. Pata fatkeqësinë të bija në njerëzit e gabuar, të cilët nuk ma dhanë atë që unë doja. Në fushën e muzikës dhe artit, ëndrrat e mia për të vazhduar. U duk sikur u shfrytëzova në atë periudhë kohe që nuk zgjati shumë. Më pas ishte një vendim i imi që mora për të ndjekur zemrën dhe jo mendjen, ika në Francë. Po të ndiqja mendjen kisha mundësi të krijoja karrierën”, deklaroi Ejlli.
Ndër të tjera ai nuk la pa përmendur edhe mbështetjen që kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, i ka dhënë gjatë momenteve të vështira.

“Unë kam qenë brenda që me datë 24 dhjetor dhe as që nuk ia kam pasur idenë për zgjedhjet. Nuk kam ditur çfarë bëhet jashtë, aq më tepër me Benet Becin. Kur kam hyrë brenda atë e kam lënë deputet. Kur mu kërkua të rrëfeja linjën e jetës, unë kam përmendur ata njerëz që më kanë mbështetur, që për hir të vërtetës kanë qenë me gishta. Më kryesori ndër ta ka qenë Benet Beci. Në një pikë kur kisha rënë poshtë ka qenë i vetmi që më ka hapur telefonin dhe më ka takuar”, tha artisti.