Lazio ka shënuar fitore të rëndësishme në garën e tyre për të siguruar një vend në top-katërshe në Serie A.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri fitoi në udhëtim ndaj Udineses.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Dacia Arena” përfundoi me rezultatin minimal, 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për lacialët e shënoi Ciro Immobile nga penalltia, në minutën e 61-të.
Lazio pas kësaj fitore ka 68 pikë dhe tani ndodhet në pozitën e tretë në tabelë.
Udinese është në pozitën e 12-të me 46 pikë.