Izraeli akuzon Muskun për antisemitizëm pas kritikave ndaj Sorosit – reagon sërish pronari i Telsas

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka reaguar pasi multimiliarderi, Elon Musk i tha multimiliarderit George Soros se e urren njerëzimin.

Në reagimin e tyre, ata theksuan se mesazhi i Muskit ishte i lidhur me antisemitizmin dhe theksuan se kjo nxiti një vërshim të teorive konspirative antisemite. Ata deklaruan se rrjeti social Twitter, i cili ishte në pronësi të Muskut, nuk bën asgjë për të zgjidhur këtë problem.

Të tjerë gjithashtu dënuan mesazhin e 51-vjeçarit për 92-vjeçarin, pas të cilit foli sërish pronari i Teslas, shkruan washingtonpost.

“Unë do të them atë që dua të them dhe nëse pasoja e kësaj është humbja e parave, kështu qoftë”, tha themeluesi i Tesla dhe SpaceX.