Këngëtarja Fjolla Morina vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat këto ditë, sidomos pas gjestit të saj që bëri me një çantë të cilën e hodhi në tokë
Më vonë mediat zbuluan se ajo çantë kushtonte rreth 30 mijë euro.
“Jo financiare, financiarja nuk është asgjë se sot edhe bukën ta jap dikush del këtu në kojshi dhe ta jep një copë bukë, ta qet një kafe pa pare, ta qet pa pare sepse e vjen deri të puna e dinë vendin, na ka ardh koha kështu tashi, e kemi tash të gjithë jetën e mirë, të gjithë po i kemi firmat, madje edhe kur nuk është firmë e vërtetë po duket si e tillë. Ka ardhur jeta kështu, por mendoj që nuk duhet flliq për sene, një, as për pare as për… fytyra nuk shitet për asgjë në botë”, ka thënë ajo.
Sipas saj njerëzit nuk dinë dhe se në këtë shoqëri ka shumë paragjykime. Këtë ajo e lidh me sulmet që ka bërë ndaj disa yjeve të tjerë të estradës.
“Njerëzit nuk e dinë, na dimë me paragjyku se nuk e dimë çfarë ka rrjedh, qysh ka rrjedhë dhe pse ka rrjedhë, ka ardhur deri te ajo sepse askush nuk del me të sulmuar ty pa kurgjo hiç, apo kupton, as mua, as ty, as askënd tjetër, pa qenë diçka shumë e fortë mendoj. Por të thashë që nuk ka më asnjë lloj, as nuk i lexoj, as nuk i shikoj çfarë shkruajnë e çfarë bëjnë, edhe komentet për shkak se njerëzit, populli nuk e dinë si ka ardhur puna”.“Po i hodha, sepse ato janë – e di qysh- harrna hesapi. Sot e ke, nesër s’e ke. Edhe Titaniku u fundos, a u fundos? Kush është Titaniku, ka mbet në histori për tërë jetën. Diamanti, Titaniku ka mbet aty edhe njerëzit kanë ikë – atëherë çfarë të vyen ai diamant – asgjë hiç sepse kanë vdekur njerëzit. Kështu që nuk vlen asgjë, vlen shpirti, zemra, realiteti, jeta që e bënë, s’po di – dashnia është ajo që të mban në jetë”, ka thënë ajo gjatë Intervistës për T7.
“Unë jam apet në këmbë të mija, kështu që nuk mundet te më rrezojë askush as me miliona as me miliarda as me pushtet as pa pushtet as kurgjo hiç, bilionat e milionat derisa ka thënë i lumi Allah me ma marrë shpirtin ma marrin se ndryshe jo as mem bo keq nuk munden, kanë mem bo keq me u mundu me u rrëzu por kurrë Fjolla Morina kurrë, Fjolla Morinën – Fjolla Fiton Morinën kurrë”.