Gjokoviqi s’është më i pari për tenis, ia merr primatin Alcaraz

Novak Gjokoviqi që nga sot, nuk është më tenisti numër 1 në botë për meshkuj.

Është Carlos Alcaraz, i cili e ka kaluar Gjokoviqin në renditje, duke e marr tani ai primatin.

Serbi – i cili mban rekordin për më shumë javë si Nr. 1 i botës me 386 gjithsej gjatë karrierës së tij – humbet renditjen në përgatitjen e “French Open” që fillon në pak më shumë se një javë.

Kjo vjen pasi Alcaraz, 20 vjeç, kishte një fillim të shkëlqyer në “Italian Open”, duke arritur një fitore 6-4 6-1 ndaj shokut të tij spanjoll Albert Ramos-Vinolas. /Klankosova.tv.